Aktivitetet festive për 28-29 nëntor, policia e Vlorës njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen

27 Nëntor 2026 | 14:35

Policia e Vlorës këtë të premte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marra për mbarëvajtjen e aktiviteteve festive që do të zhvillohen në qytet me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit. Mësohet se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe ndalim të parkimit të automjeteve në disa akse rrugore të qytetit.

Sipas policisë kufizimet do të jenë në tek Rrethrrotullimi- sheshi “Omonia”- Shkolla e Muzikës- kryqëzimi i Menës- rruga për te “Hollidej”, Kryqëzimi që vjen nga “Hollidej” – agjencia “Ruci” – kryqëzimi i Kapeles. Gjithashtu në këto rrugë nuk do të lejohet parkimi i makinave.

“VLORË/Njoftim për kufizimin e qarkullimit dhe ndalimin e parkimit të automjeteve në disa akse rrugore, në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit

Në zbatim të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e aktiviteteve festive që do të zhvillohen në qytetin e Vlorës, me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, Policia e Vlorës njofton qytetarët se, prej orës 22:00 të ditës së sotme, deri në përfundim të aktiviteteve, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe ndalim të parkimit të automjeteve në disa akse rrugore të qytetit.

Konkretisht, kufizime do të ketë në akset e mëposhtme:

▪️ Rrethrrotullimi – sheshi “Omonia” – Shkolla e Muzikës – kryqëzimi i Menës – rruga për te “Hollidej”, ku nga të dyja anët e rrugës nuk do të lejohet parkimi i automjeteve;   

▪️ Kryqëzimi që vjen nga “Hollidej” – agjencia “Ruci” – kryqëzimi i Kapeles, ku në krahun e djathtë të rrugës nuk do të lejohet parkimi i automjeteve;   

▪️ Aksi rrugor nga zona e L-së deri te kryqëzimi i Grevës, ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve.

Shërbimet e Policisë do të jenë të angazhuara në terren, për menaxhimin e trafikut, orientimin e drejtuesve të automjeteve dhe garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të aktiviteteve.

Policia e Vlorës apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke kërkuar që të mos parkojnë automjetet në akset e përcaktuara më lart dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Era e fortë rrëzon depozitën 5 tonëshe nga taraca e një pallati 8-katësh në Fier (VIDEO)

Një depozitë uji me kapacitet 5 tonë është rrëzuar nga taraca e një pallati 8-katësh në lagjen “Apollonia” të Fierit, si pasojë e erës së...
14:25 | 27/11/2026

Mentor Kikia: Qeveria nuk do rrëzohet nesër edhe pse ky është qëllimi i protestës

Gazetari Mentor Kikia në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me protestën kombëtare që është paralajmëruar të mbahet të...
14:19 | 27/11/2026

Reshjet e shiut sjellin prezencë uji dhe trafik të rënduar në disa akse të Vlorës (VIDEO)

Reshjet e shiut këtë të premte kanë sjell problematikat e para në disa rrugë të Vlorës. Në segmentet e rrugëve “Gjergj Araniti” dhe “Plazhi i...
13:42 | 27/11/2026