Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për 12 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ të hetuar nga SPAK, ku në qendër të akuzave janë ‘sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve’, ‘pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal’ dhe një sërë veprash të tjera penale.
Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi janë dënuar me nga 10 vite burg secili. Për të dy, dënimi fillestar prej 15 vitesh u reduktua me 5 vite si pasojë e gjykimit të shkurtuar, që sjell uljen me një të tretën e dënimit.
Dënimet dhe akuzat për secilin prej të pandehurve:
Astrit Avdyli – 10 vite burg. U shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e shtetasve D.B. dhe V.B., pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit dhe futje ose mbajtje të sendeve të ndaluara në burg. Dënimi fillestar ishte 15 vite burg, ndërsa iu ulën 5 vite nga gjykimi i shkurtuar.
Emiljano Shullazi – 10 vite burg. U shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e D.B. dhe V.B., pjesëmarrje dhe organizim ose drejtim të grupit të strukturuar kriminal, goditje ndaj pjesëtarëve të familjes së një personi që kryen detyrë shtetërore, si dhe futje ose mbajtje të sendeve të ndaluara në burg. Nga 15 vite burg që ishte dënimi fillestar, iu ulën 5 vite.
Naim Stafuka – 5 vite burg. U dënua për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes së D.B. dhe V.B., si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Dënimi fillestar ishte 7 vite e 6 muaj burg, ndërsa iu ulën 2 vite e 6 muaj.
Blerim Abazi, alias Blerim Gashi – 6 vite burg. U shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e D.B. dhe V.B., si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Nga 9 vite burg, iu ulën 3 vite.
Besian Xhixha – 6 vite e 8 muaj burg. U dënua për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e P.Gj., si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Dënimi fillestar ishte 10 vite burg, ndërsa iu ulën 3 vite e 4 muaj.
Enver Diva – 6 vite e 8 muaj burg. U shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e P.Gj., si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Nga 10 vite burg, iu ulën 3 vite e 4 muaj.
Robert Laçi – 6 vite burg. U dënua për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e P.Gj., si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Dënimi fillestar ishte 9 vite burg, ndërsa iu ulën 3 vite.
Gjergji Cukali – 8 vite burg. U shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e E.G. dhe A.G., si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Nga 12 vite burg, iu ulën 4 vite.
Viktor Imeraj, alias Viktor Bajraktari – 6 vite e 8 muaj burg. U dënua për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e F.H. dhe A.H., si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Dënimi fillestar ishte 10 vite burg, ndërsa iu ulën 3 vite e 4 muaj.
Satilno Basho – 6 vite burg. U shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e F.H. dhe A.H., si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Nga 9 vite burg, iu ulën 3 vite.
Xhelal Rraja – 4 vite burg. U dënua për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e A.N., si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Dënimi fillestar ishte 6 vite burg, ndërsa iu ulën 2 vite.
Miri Bruli – 3 vite e 4 muaj burg. U shpall fajtor për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, të kryer në bashkëpunim. Dënimi fillestar ishte 5 vite burg, ndërsa iu ulën 1 vit e 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar.
Për veprat penale që lidhen me grupin e strukturuar kriminal, sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasje dhe akuzat e tjera, të pandehurit janë dënuar sipas përgjegjësisë së përcaktuar për secilin në vendimin e Gjykatës.
SPAK në pretencë kishte kërkuar në total 127 vite e 6 muaj burgim për 12 të pandehurit. Në kuadër të operacionit, në maj të vitit 2024, u arrestuan 20 persona, 14 prej tyre në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit, përkatësisht në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë. Në total, për këtë dosje u kërkua arrestimi i 51 personave, ndërsa hetimet zbuluan bashkëpunimin e 7 grupeve kriminale në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fushë-Krujë, Kurbin, Shijak dhe Rrëshen.
Një nga episodet e hetuara lidhet me planin për eliminimin e Durim Bamit, ku dyshohet për përfshirjen e disa personave, mes tyre anëtarë të familjes Avdylaj dhe persona të tjerë të njohur për drejtësinë. Nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, Avdyli bashkëpunonte dhe thurte plane me grupin e ish-deputetit socialist Arben Noka dhe grupin e Ervis Martinaj për të ekzekutuar Bamin.
Dënimet për 12 të pandehurit dhe sa burg do të duhet të kryejnë në bazë të gjykimit të shkurtuar:
Astrit Avdyli 15 vjet burg/ 10 vjet
Emiljano Shullazi 15 vjet burg/ 10 vjet
Naim Stafuka 7 vjet e 6 muaj burg/ 5 vjet
Blerim Abazi 9 vjet burg/ 6 vjet
Besian Xhixha 10 vjet burg/ 6 vjet e 8 muaj
Enver Diva 10 vjet burg/ 6 vjet e 8muaj
Robert Laçi 9 vjet burg/ 6 vjet
Gjergji Cukali 12 vjet burg/ 8 vjet
Viktor Imeraj (Bajraktari) 10 vjet burg/ 6 vjet e 8 muaj
Satilno Basho 9 vjet burg/ 6 vjet
Xhelal Rraja 6 vjet burg/ 4 vjet
Miri Bruli 5 vjet burg/ 3 vjet e 4 muaj
