Musiala dëmtohet sërish menjëherë pas rikthimit në fushë

Bayern Munich është përballur me një tjetër shqetësim për Jamal Musialan, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave për katër deri në gjashtë javë për shkak të një dëmtimi të ri muskulor.

Sipas Sky Sport, mesfushori ofensiv 23-vjeçar ka pësuar një çarje të fibrave muskulore në kofshë gjatë përballjes me Lille. Problemi është shfaqur në të njëjtën zonë ku futbollisti kishte pasur shqetësime edhe më herët.

Të lidhura

None found

Musiala kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në dispozicion të skuadrës pas një mungese të gjatë. Dëmtimi i mëparshëm, një çarje e fibrave muskulore në kofshën e djathtë, kishte ndodhur gjatë nxehjes para ndeshjes së Gjermanisë ndaj Holandës në Ligën e Kombeve, në fund të shtatorit.

Rikthimi i tij në fushë u bë në ndeshjen kundër Kolnit, ndërsa ndaj Lille ai e nisi takimin nga stoli.

Raportimet bëjnë me dije se lojtari kishte ndier shqetësime që pas duelit me Kolnin, por megjithatë kishte zgjedhur të aktivizohej edhe në përballjen me Lille.

Pas ndeshjes, gjendja e Musialas është rënduar dhe Bayern Munich duhet të përgatitet për një tjetër periudhë të gjatë pa një prej futbollistëve kryesorë të repartit ofensiv.

Si pasojë, bavarezët do të luajnë sërish pa shërbimet e tij, pikërisht kur ai sapo kishte nisur të rikuperonte formën pas dëmtimit të mëparshëm.


Shtuar më 27.11.2026 17:10

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetgrandpashabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobet