Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një padi që lidhet me aktet hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së tyre.
Në thelb të pretendimeve të mbrojtjes së tij qëndrojnë shkeljet e pretenduara gjatë procesit hetimor, përfshirë mënyrën e mbledhjes dhe përdorimit të provave, si dhe cenimin e të drejtës për një mbrojtje efektive.
Veliaj ka kundërshtuar më herët ligjshmërinë e hetimeve të SPAK, duke pretenduar se janë tejkaluar afatet hetimore dhe se janë kryer veprime në kundërshtim me procedurat ligjore.
Çështja tashmë pritet të merret në shqyrtim nga Gjykatën Kushtetuese, ku do të vlerësohen pretendimet e paraqitura nga Veliaj lidhur me respektimin e garancive kushtetuese dhe procedurale gjatë hetimit.













