Grabiten dy dyqane në Los Angeles brenda dy orësh, vidhen mallra me vlerë 30 mijë dollarë

27 Nëntor 2026 | 17:22

Dy dyqane që tregtonin karta koleksionimi Pokémon dhe produkte të lidhura me këtë markë janë bërë objekt i grabitjeve në Los Angeles, në një hark kohor prej më pak se dy orësh. Në njërin prej rasteve, autorët kanë marrë mallra me vlerë rreth 30 mijë dollarë, ndërsa pronarët kanë ofruar një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për informacione që çojnë në identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Grabitja e parë ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të së mërkurës, më 25 nëntor, në dyqanin “Gary’s Pokémart”, në zonën Woodland Hills. Tre persona me kapuçë thyen derën prej xhami të biznesit dhe hynë brenda, duke marrë karta Pokémon, pako të pahapura dhe produkte të tjera me vlerë të lartë.

Sipas një njoftimi të publikuar nga dyqani, vlera e përgjithshme e sendeve të vjedhura përllogaritet në rreth 30 mijë dollarë.

Pas ngjarjes, pronarët kanë bërë të ditur se ofrojnë një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për këdo që jep informacion që ndihmon në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania dhe Austria kërkojnë kalimin e TikTok-ut nën pronësi evropiane

Gjermania dhe Austria kërkojnë që aktivitetin e TikTok ta kalojnë nën pronësi dhe kontroll evropian, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e të dhënave dhe...
17:16 | 27/11/2026

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka deklaruar se Italia dhe aleatët e saj nuk kishin dijeni për operacionin ushtarak ukrainas të zhvilluar në Bengazi...
16:37 | 27/11/2026

Kosta Rika dëbon raportuesen italiane të OKB-së për Palestinën

Autoritetet në Kosta Rika dëbuan të enjten raportuesen speciale të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbi situatën e të drejtave të njeriut...
16:31 | 27/11/2026