
Tre vëllezër dhe një person i katërt janë çuar për gjykim lidhur me vrasjen e 22-vjeçarit sRenis Dobrës, ngjarje e ndodhur më 8 korrik 2025.
Fation Bushgjokaj, Krist Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjokaj si dhe Petrit Hoxha, i njohur edhe si Petrit Çakrri, do përballen me akuzën e rrëmbimit dhe vrasjen e të riut, i cili u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 korrik 2025, ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë një ditë më pas, pranë liqenit të Shkopetit. Sipas hetimeve të SPAK, katër persona, Fatjon Bushgjoka, Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka dhe Petrit Çakrri, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrëmbimin e të riut. Pak ditë pas ngjarjes, Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës.
Pista kryesore e hetimit lidhet me një konflikt për çështje të trafikut të drogës në Gjermani, mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjokaj. Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që të dyshuarit të kenë vepruar me porosi të personave të tretë, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë, të dhënat telefonike, sistemet GPS dhe analizën e automjeteve të përdorura, hetuesit dyshojnë se Renis Dobra është pikasur në zonën e Urës së Matit, teksa udhëtonte me automjetin e tij tip Benz. Pas tij dyshohet se është vënë në ndjekje një automjet tip Hyundai Santa Fe, në të cilin ndodheshin Petrit Hoxha, alias Petrit Çakraj, dhe Kristi Bushgjokaj.
Paralelisht, në lëvizje ka qenë edhe një automjet tip Range Rover, me të cilin udhëtonin Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj. Lëvizjet e automjeteve në zonën e Burrelit dhe përgjatë aksit Klos-Zenisht janë analizuar nga hetuesit për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes. Sipas dyshimeve hetimore, 23-vjeçari është rrëmbyer dhe dhunuar, për tu vrarë më pas. Në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit, autorët dyshohet se kanë hedhur trupin e tij dhe automjetin në ujërat e liqenit të Ulzës.