E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët për protestat e fundjavës në Tiranë: Mund të ketë trazira të dhunshme

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët për rrezikun e incidenteve të dhunshme gjatë protestave të 28 dhe 29 nëntorit, duke u bërë thirrje të shmangin zonat e demonstratave dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Në njoftimin zyrtar thuhet se protestat në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve qeveritare mund të shkaktojnë bllokime trafiku, devijime dhe mbyllje rrugësh.

Sipas njoftimit, personat që ndodhen pranë zonave të protestave mund të ekspozohen ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të hedhur horizontalisht, mjeteve ndezëse dhe predhave prej gome.

Ambasada bën me dije se ka këshilluar personelin e saj të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen demonstratat, ndërsa qytetarëve u kërkon të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Reklamë

Njoftimi vjen në prag të protestave të 28 dhe 29 nëntorit, ndërsa Ambasada e SHBA-së u kërkon qytetarëve t’i japin përparësi sigurisë personale.

Këshillat e Ambasadës së SHBA-së:

Shmangni zonat ku zhvillohen demonstratat.

Tregoni kujdes ndaj mjedisit përreth dhe kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit apo kufjeve në publik.

Ndiqni mediat lokale për informacionet më të fundit.

Mbani gjithmonë një plan emergjence ose daljeje.

Shmangni tërheqjen e vëmendjes dhe ekspozimin e panevojshëm në publik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.