E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Frikë nga sulmet iraniane brenda Izraelit, Tel Avivi shqyrton skenarët e reagimit ushtarak

Izraeli po përgatitet për skenarë të mundshëm sulmesh iraniane brenda territorit të tij, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta mes përballjes së vazhdueshme mes SHBA-së dhe Iranit.

Sipas raportimeve të medias izraelite Channel 14, zyrtarët e sigurisë kanë konstatuar një shtim të përpjekjeve nga Irani për të organizuar sulme brenda Izraelit.

Këto skenarë përfshijnë rrëmbime, vendosje të mjeteve shpërthyese në automjete dhe veprime të tjera që konsiderohen kërcënime serioze për sigurinë e vendit.

Burime të sigurisë izraelite cituar nga media vendase kanë deklaruar se Teherani është i vetëdijshëm për pasojat e një sulmi të drejtpërdrejtë nga territori iranian, ndaj sipas tyre po kërkon të veprojë përmes aleatëve dhe grupeve të lidhura me të në rajon.

Reklamë

Ndërkohë, gazeta izraelite “Yediot Aharonot” raportoi se gjatë diskutimeve të fundit të sigurisë janë shfaqur qëndrime të ndryshme mbi mënyrën e reagimit ndaj Iranit.

Sipas raportit, drejtori i Mossadit, Roman Gofman, ka mbështetur mundësinë e një sulmi të pavarur izraelit kundër Iranit, edhe pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Në krahun tjetër, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir, preferon koordinimin me Uashingtonin për çdo veprim të mundshëm ushtarak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.