Zvicra dhe Shqipëria sot nisën fazën e dytë të një bashkëpunimi për të forcuar sistemin e pronësisë intelektuale të Shqipërisë, për të mbështetur inovacionin dhe për të çuar përpara axhendën e integrimit evropian të vendit. Ndër prioritetet e tij, projekti do të mbështesë zhvillimin e një kuadri të ardhshëm "Made in Albania" të frymëzuar nga përvoja zvicerane me etiketën "Swiss Made" të njohur ndërkombëtarisht, duke i ndihmuar produktet shqiptare si kërpudha e Pukës apo mjaltin e gështejës së Tropojës, të forcojnë identitetin, standardet e cilësisë dhe konkurrueshmërinë e tyre në tregjet vendase dhe globale.