Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

PD Vlorë përkujton 28 Nëntorin, në aktivitet edhe pasardhës të familjeve të firmëtarëve të Pavarësisë

20:38, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike në Vlorë ka organizuar një aktivitet përkujtimor kushtuar 28 Nëntorit, historisë së qytetit të Vlorës dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë aktivitet, krahas drejtuesve dhe përfaqësuesve të PD-së, të ftuar të veçantë ishin edhe pasardhës të familjeve me histori të shquar kombëtare dhe të lidhura me firmëtarët e Pavarësisë.

Aktiviteti u çel me fjalën përshëndetëse të kryetares së PD-së Vlorë, Nada Meçorapaj, e cila vlerësoi rëndësinë e kësaj date historike dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së kujtesës kombëtare.

Në vijim, përshëndetën të pranishmit edhe sekretari i të Përndjekurve Politikë të PD-së, Shkëlqim Lepenica, si dhe drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Vlorë, Aurel Bylykbashi, të cilët u ndalën në rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe vlerat që përfaqëson kjo ditë për shqiptarët.

Një nga momentet më domethënëse të aktivitetit ishte prezantimi dhe fjala e pasardhësve të familjeve me histori të shquar kombëtare, mes tyre Rifat Mezini, Kastriot Bimo dhe Ballyze Daiu. Përfaqësuesit e këtyre familjeve ndanë me të pranishmit rrëfime dhe kujtime të trashëguara nga të parët e tyre, duke sjellë në vëmendje episode nga historia familjare dhe kontributin e brezave që u bënë pjesë e rrugëtimit historik të Shqipërisë drejt Pavarësisë.

Përmes këtyre dëshmive, aktiviteti mori edhe një dimension të veçantë historik dhe emocional, duke përcjellë jo vetëm faktet e historisë, por edhe kujtesën e gjallë të familjeve që kanë ruajtur brez pas brezi rrëfimet për të parët e tyre.

Atmosfera u shoqërua me këngë patriotike dhe recitime poetike kushtuar atdheut. Një moment reflektimi iu kushtua flamurit kuqezi, lirisë, sakrificës dhe amanetit të të parëve, si vlera që duhet të përcillen edhe te brezat e rinj.

Aktiviteti u përmbyll me mesazhe urimi për festën e Flamurit dhe të Pavarësisë, ndërsa dy moderatorët përcollën urimin:

“Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë Shqipëria! Rroftë flamuri kuqezi!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco