Nurellari: Hyrja e Shqipërisë në BE është me leverdi për të gjithë shqiptarët

Politikë | 2 minuta më parë

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian përbën një moment historik dhe një mundësi të jashtëzakonshme për vendin, jo vetëm në aspektin politik, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Kështu u shpreh analisti Adri Nurellari në emisionin “3D me Alban Dudushin”, ku theksoi se afrimi i Shqipërisë me BE-në është më pranë se kurrë më parë.

Sipas Nurellarit, zhvillimet e fundit gjeopolitike në Europë, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë, kanë krijuar një moment të favorshëm që Shqipëria duhet ta shfrytëzojë maksimalisht për të realizuar aspiratën e saj europiane.

Ai vlerësoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian do të ishte një përfitim i madh për të gjithë shqiptarët, duke e cilësuar atë si një “lokomotivë zhvillimi” që do të ndikonte pozitivisht në ekonomi, institucione dhe standardin e jetesës.

Megjithatë, analisti nënvizoi se procesi nuk duhet parë vetëm si një arritje politike, por edhe si një sfidë që kërkon një strategji dhe plan kombëtar afatgjatë për të përfituar maksimalisht nga anëtarësimi.

“Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një moment i jashtëzakonshëm për të reflektuar mbi pozicionin e shqiptarëve, si në retrospektivë, ashtu edhe në raport me të ardhmen. Pa dyshim që shqiptarët sot janë më afër Bashkimit Europian se asnjëherë më parë dhe kjo përbën një mundësi të jashtëzakonshme, edhe falë ndryshimeve gjeopolitike që solli agresioni rus në Ukrainë.Kjo është një mundësi që duhet shfrytëzuar maksimalisht për të kapitalizuar një aspiratë historike të shqiptarëve. Futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian është një zhvillim i jashtëzakonshëm dhe shumë i leverdishëm për shqiptarët, sepse do të shërbejë si një lokomotivë zhvillimi për vendin. Në këtë aspekt, bëhet fjalë për një arritje të madhe, por padyshim që ka edhe dritëhijet e veta, pasi procesi kërkon një plan kombëtar dhe një vizion të qartë për mënyrën se si Shqipëria do të përfitojë nga anëtarësimi në Bashkimin Europian.”

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/y_ZuUw5axG0?si=xT-1MAuVYvC5n6Lv” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme