Dinamo-Partizani në RTSH, Karoglan: Ndryshuam skemë, fituam ndaj një rivali të fortë

Trajneri i Partizanit, Mislav Karoglan, ka folur për RTSH pas fitores 4-1 në derbin kundër Dinamos në kampionat.
“Përgëzoj lojtarët e mi për fitoren, përballë një kundërshtari shumë, shumë të fortë.
Pas 30 minutash ndryshova, e nisëm me 4-3-3. Ajo që bëmë ishte të kërkoja 3-4 pasime, që të tërhiqja numrat 8 të tyre dhe t’i nxirrja përpara. Pas 25 minutash u ktheva me dy numra 6. Dhe kjo është mënyra se si shënuam, me ndryshimin e krahut.
Ndaj një skuadre që luan me romb, është e rëndësishme të gjesh ndryshimin e krahut. Problemi është që lojtarët e mi me numrin 8 ishin shumë të hapur dhe nuk kishim lidhje në 30 minutat e para.
Në tri ndeshjet ku luajtëm mirë, me Elbasanin, Vllazninë dhe Vorën, ishim shumë mirë në pjesën e parë. Të tria i humbëm, por unë jam trajner që di të përshtatem taktikisht sipas kundërshtarit.
Nuk kemi shumë intensitet në skuadër dhe sot m’u desh të lëvizja Mijën në mesfushë. Me të dhe Fadairon e Aliun kisha pak më shumë veprime presingu”, tha mes të tjerash Karoglan pas ndeshjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




