Pas zgjedhjes së Enkelejda Veliut në krye të Partisë Demokratike në Fier, në këtë degë ka nisur një proces intensiv riorganizimi, me takime të shpeshta në grupseksione, si në qytet ashtu edhe në zonat rurale të Bashkisë Fier.
Takimet synojnë forcimin e strukturave, rritjen e angazhimit të anëtarësisë dhe organizimin e demokratëve në të gjitha njësitë administrative. Paralelisht, PD në Fier ka nisur përgatitjet për protestën e opozitës, e parashikuar të mbahet ditën e shtunë, me synimin për të siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë.
Një tjetër faktor që ka shtuar intensitetin e punës politike është afrimi i zgjedhjeve për pushtetin vendor. Për këtë arsye, mbledhjet dhe takimet me strukturat po zhvillohen pothuajse çdo ditë, ndërsa vëmendja është përqendruar te konsolidimi i grupseksioneve dhe përgatitja për sfidën e ardhshme elektorale.
Në kuadër të këtij organizimi, Partia Demokratike ka caktuar edhe një koordinatore për qarkun e Fierit. Sipas burimeve pranë drejtuesve politikë të degës, përveç drejtuesit politik, i cili deri më tani ka mbuluar politikisht qarkun e Fierit, tashmë njëkohësisht ka marrë përgjegjësi edhe në disa qarqe të tjera.
Demokratike në Tiranë është caktuar Silva Hasa në detyrën e koordinatores për qarkun e Fierit. Ajo do të jetë e angazhuar në bashkërendimin e punës me strukturat lokale, organizimin e degëve dhe grupseksioneve, si dhe në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Silva Hasa ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe tashmë rikthehet në një rol drejtues pranë strukturave demokrate të Fierit.
Ajo që bie në sy në këtë fazë të re organizimi është prania e grave në pozicione drejtuese. Për herë të parë, dega e Partisë Demokratike në Fier drejtohet nga një grua, Enkelejda Veliu, ndërsa tashmë edhe koordinimi politik i qarkut i është besuar një tjetër gruaje, Silva Hasa.
Një zhvillim që shënon një konfigurim të ri në drejtimin e strukturave demokrate në Fier, në një moment kur partia po përpiqet të konsolidojë organizimin e brendshëm dhe të përgatitet për sfidën e zgjedhjeve vendore.
© SYRI.net
Rei Sulejmani thirrje policisë më 28 Nëntor: Përballë nuk keni armiq, por vëllezërit tuaj
Protesta kombëtare e 28 Nëntorit/ Noka shpërndan video-mesazhin e të rinjve vlonjatë: Nga Sheshi i Flamurit, një thirrje vëllazërore…
Trenat që s’ekzistojnë, por paratë që s’ndalen/ Hekurudha blen pajisje për të mirëmbajtur, çfarë ende s’ka mbaruar