Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Manchester United blindon Bruno Fernandes, aktivizon klauzolën që e mban kapitenin deri në vitin 2028

    Ambasada e SHBA-së paralajmëron për protestat në Tiranë: Rrezik për incidente të dhunshme më 28 dhe 29 nëntor

    Rusia mohon planet për armë bërthamore në hapësirë: Akuzat gjermane, spekulime absurde

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Manchester United blindon Bruno Fernandes, aktivizon klauzolën që e mban kapitenin deri në vitin 2028
    Lajmet e fundit

    Manchester United blindon Bruno Fernandes, aktivizon klauzolën që e mban kapitenin deri në vitin 2028

    November 27, 2026

    Manchester United ka aktivizuar klauzolën për zgjatjen me një vit të kontratës së Bruno Fernandes, duke siguruar shërbimet e kapitenit portugez deri në qershor të vitit 2028.

    Vendimi i drejtuesve të klubit anglez vjen në një moment kur negociatat për një kontratë të re afatgjatë me mesfushorin kanë mbetur pezull. Sipas raportimit të Sky Sports, marrëveshja e mëparshme e 32-vjeçarit përfundonte në qershor të vitit 2027, por United ka vendosur të shfrytëzojë opsionin për zgjatjen e saj me 12 muaj.

    Fernandes raportohet se ka refuzuar dy oferta për rinovimin afatgjatë, ndërsa palët kanë rënë dakord që bisedimet të rihapen në një moment të mëvonshëm. Për momentin, vëmendja e klubit dhe e lojtarit është përqendruar te përmirësimi i rezultateve dhe rikthimi te fitoret.

    Në një intervistë për Sky Sports, kapiteni portugez konfirmoi se drejtuesit e Manchester United i kishin propozuar një kontratë të re, por theksoi se aktualisht përparësi duhet të ketë ecuria e skuadrës.

    Bruno Fernandes iu bashkua Manchester United në janar të vitit 2020, kur u transferua nga Sporting CP. Që prej vitit 2023, ai mban shiritin e kapitenit dhe është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të ekipit.

    Në total, mesfushori ka shënuar 115 gola në 343 ndeshje me fanellën e klubit anglez në të gjitha kompeticionet.

    Fernandes Manchester
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Manchester United blindon Bruno Fernandes, aktivizon klauzolën që e mban kapitenin deri në vitin 2028

    November 27, 2026

    Ambasada e SHBA-së paralajmëron për protestat në Tiranë: Rrezik për incidente të dhunshme më 28 dhe 29 nëntor

    November 27, 2026

    Rusia mohon planet për armë bërthamore në hapësirë: Akuzat gjermane, spekulime absurde

    November 27, 2026

    Stuhia e fuqishme ndryshon traditën 100-vjeçare, shtyhet për herë të parë Parada e Falënderimeve në Nju Jork

    November 27, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.