Antidroga zhvillon aksion në Ferizaj, dyshohet për sekuestrimin e qindra kilogramëve drogë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Antidroga zhvillon aksion në Ferizaj, dyshohet për sekuestrimin e qindra kilogramëve drogë

    Insajderi
    27 November 2026 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë policor në rajonin e Ferizajt, që ka pasur në shënjestër një grup të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

    Sipas informacioneve të raportuara deri më tani, gjatë këtij operacioni dyshohet se janë sekuestruar qindra kilogramë substanca narkotike.

    Pas pak pritet të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media, ku autoritetet policore pritet të shpalosin detajet e operacionit.

    Ende nuk dihet numri i personave të arrestuar, sasia e saktë dhe lloji i substancave narkotike të sekuestruara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark