Rasti “Kufiri 2”, Policia dhe Prokuroria në Ferizaj paralajmërojnë konferencë të përbashkët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Kufiri 2”, Policia dhe Prokuroria në Ferizaj paralajmërojnë konferencë të përbashkët

    Insajderi
    27 November 2026 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj do të mbajnë konferencë të përbashkët për media lidhur me rastin e koduar “Kufiri 2”.

    Konferenca është paralajmëruar të mbahet sot, më 27 nëntor, nga ora 16:00, në objektin e Stacionit Policor në Ferizaj.

    Në konferencë do të marrin pjesë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, prokurori i rastit, Valdet Avdiu, si dhe përfaqësues të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Policisë së Kosovës.

    Deri më tani, në ftesën për media nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin “Kufiri 2”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark