Rama: Policia pengoi vendosjen e muralit të Nënë Terezës në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Policia pengoi vendosjen e muralit të Nënë Terezës në Prishtinë

    Insajderi
    27 November 2026 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se është penguar vendosja e muralit kushtuar Nënë Terezës në kryeqytet, ndonëse, sipas tij, Komuna e Prishtinës kishte dhënë lejen për realizimin e këtij projekti.

    Rama ka ngritur dyshime për ndërhyrje të mundshme politike në veprimet e Policisë së Kosovës, duke bërë të ditur se, sipas ekipit që po punonte në vendosjen e muralit, polici në vendngjarje kishte deklaruar se urdhri për ndalimin e punimeve kishte ardhur “nga lart”.

    Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të japë sqarime publike lidhur me këtë rast, të identifikojë personin që ka dhënë urdhrin dhe të bëjë publik vendimin mbi të cilin është bazuar ndërhyrja.

    “Kush është ‘lart’ në Kosovë? Kush mund ta ndalë me një fjalë goje një punë për të cilën Komuna ka dhënë leje?”, ka shkruar Rama.

    Kreu i kryeqytetit ka kërkuar përgjegjësi nga Policia e Kosovës, duke ngritur disa pyetje lidhur me bazën ligjore të ndërhyrjes, autorin e urdhrit dhe mundësinë e presionit politik mbi institucionet e sigurisë.

    “Me çfarë vendimi u ndalua vendosja? Mbi cilën bazë ligjore? Kush e kërkoi ndërhyrjen dhe kush e urdhëroi? Kush bëri presion politik mbi Policinë?”, janë pyetjet që Rama ka drejtuar publikisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark