Emrat/ Këta janë katër të dyshuarit për 136 kilogramët me lëndë narkotike të kapur në aksionin në Kaçanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emrat/ Këta janë katër të dyshuarit për 136 kilogramët me lëndë narkotike të kapur në aksionin në Kaçanik

    Insajderi
    27 November 2026 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë njoftuar se tre persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për trafikim të narkotikëve, pasi gjatë një aksioni në autostradën “Arbën Xhaferi” janë sekuestruar rreth 136 kilogramë marihuanë.

    Aksioni është zhvilluar të premten në afërsi të daljes në Doganaj të Kaçanikut, në kuadër të planit taktik të koduar “Kufiri 2”, pas një pune intensive hetimore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, tre të arrestuarit janë Avdush Nuhiu, rreth 33-vjeçar, Taulant Etemi, rreth 35-vjeçar, dhe Albina Cani, rreth 27-vjeçare. Ndërkaq, i dyshuari i katërt, Jasir Bardi, rreth 29-vjeçar, ndodhet në arrati.

    Sipas komunikatës së përbashkët, tre të dyshuarit janë ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Ndërkohë, një person tjetër i dyshuar për përfshirje në këtë rast ndodhet në arrati.

    Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur gjithashtu se ekzistojnë dyshime për përfshirjen e një zyrtari policor në këtë rast, ndaj të cilit po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.

    Sipas hetimeve fillestare, të dyshuarit janë shtetas të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ata dyshohet se kishin për qëllim transportimin, shitjen dhe shpërndarjen e marihuanës nga Shqipëria, përmes territorit të Kosovës dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, me destinacion përfundimtar Turqinë.

    Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe identifikimit të të gjithë personave të përfshirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark