Me rastin e Ditës së Forcës, deputeti Ramush Haradinaj ka uruar ushtarët e FSK-së, duke i cilësuar ndër më të mirët e atdheut.
Ai vlerësoi përkushtimin e tyre në ruajtjen e lirisë dhe paqes, dhe theksoi domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO për sigurinë e vendit dhe rajonit.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në “Ditën e Forcës”, theksojmë rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në NATO për sigurinë në Kosovë dhe rajon, si dhe për paqen në botë.
Dyert e hapura sot në FSK mundësojnë të kuptojmë më shumë për jetën ushtarake dhe sukseset e vajzave dhe djemve, ndër më të mirët e atdheut, të cilët me përkushtim dhe vendosmëri janë në ballë të mbrojtjes së lirisë së fituar me gjak dhe sakrificë dhe të ruajtjes së paqes.
Urime “Dita e Forcës”, Kosovë!