Rama kërkon nga BE-ja hapjen e statusit të kandidatit për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Rama kërkon nga BE-ja hapjen e statusit të kandidatit për Kosovën

    Insajderi
    27 November 2026 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga samiti për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që ta mbështesin urgjentisht dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën.

    “Dua të shfrytëzoj rastin nga prania e shumë përfaqësuesve këtu të vendeve anëtare të BE-së, për të nënvizuar nevojën urgjente për t’u hapur drejt statusit të kandidatit për Kosovën, sepse është shumë i nevojshëm”, ka deklaruar Rama.

    Ai ka thënë se kjo kërkesë do të jetë pjesë e çdo bisede të tij dhe të përfaqësuesve të Kosovës në takimet me zyrtarët e Bashkimit Evropian nga vendet anëtare.

    “Ne mendojmë që nuk ka asnjë kuptim që Kosova të lihet jashtë procesit, ndonëse statusi i kandidatit nuk do të thotë anëtarësim automatikisht, por do të thotë që BE-ja është serioze kur vjen puna te riangazhimi në kohë kaq të vështira dhe të trazuara”, ka thënë Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 November 2026
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark