Skip to content
27 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Projekti 866 mijë euro, bashkimi i votave pozitë- opozitë dhe zgjedhjet e 9 majit në Shkodër

ShkodraWeb 27 November, 2026
keshilli bashkiak shkoder 2025

Dy këshilltarë bashkiakë të grupit të PS- së në Shkodër, kanë bashkuar votat me këshilltarët e PD- së në abstenim për një projekt cross- border, i cili për një votë, nuk u miratua. Projekti i përbashkët, i fituar nga fondet e Bashkimit Europian, me vlerë totale 866 mijë euro e diçka më shumë, përfshinte Komunën e Ulqinit dhe World Vision. Nuk dihet si ka shkuar fati i këtij projekti në Këshillin Komunal të Ulqinit, por deri në miratimin e mundshëm nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, as Ulqini e as World Vision, nuk mund ta përfitojnë.

Ndërsa nuk kanë shumë rëndësi emrat e këshilltarëve që abstenuan duke u reshtuar në linjë me opozitën lokale, mbase ia vlen që kjo çeshtje të shtrihet më tej, rreth 6 muaj nga dita kur partitë politike do të prezantojnë para shkodranëve si bashki, emrat e kandidatëve për kryebashkiak dhe këshilltarë bashkiakë.

Pyetja është e njëjta, tash mëse 35 vite: Në lista duhet të ketë rigorozisht figura politike të partive politike apo edhe përfaqësues jashtë tyre, si shoqëria civile, figura të paangazhuara politikisht e të tjera të ngjashme në koncept me to?

E meqenëse po flitet për ndryshime në Kodin Zgjedhor, a mos do të ishte më mirë që vullneti fillestar i partive politike për listat me 51 kandidatë për këshilltarë për çdo subjekt, të lihet krejtësisht e hapur për përzgjedhjen finale të shkodranëve?

Pyetja e parë, asnjëherë nuk ka marrë përgjigje. Këto 35 vite, asnjëherë, në asnjë forcë politike, listat e kandidatëve për këshilltarë nuk kanë qenë politike, me përfaqësues të zgjedhur nga dhe për strukturat respektive të partive garuese. Rezultati? Në jo pak raste, qoftë në nivelin lokal por edhe kombëtar, përfaqësues politikë me mandat por të zgjedhur jashtë strukturave të partive, nuk i janë bindur vendimeve të forumeve të tyre. Tradita e krijuar këto vite, të paktën në Shkodër, ka qenë që, para mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, këshilltarët e një subjekti mblidheshin, diskutonin dhe në fund merrnin një vendim për qendrimin në parlamentin e qytetit. Në jo pak raste, edhe pse kanë qenë kundër, këshilltarët i janë bindur me votë vendimit politik të subjektit të tyre. A është më ky variant në përdorim?! Por edhe në këtë linjë, ata që nuk kanë qenë e nuk janë pjesë e “jetës partiake”, kanë gjithë të drejtën të mos i binden këtij vendimi politik dhe të votojnë si t’ua thotë mendja. Sidomos 6 muaj para zgjedhjeve të tjera, kur nuk dihet nëse do të jenë apo jo pjesë e listës së këshilltarëve.

“Populli, edhe kur gabon, nuk gabon asnjëherë”. Sepse “gabimet” e forumeve të partive, mund ti “korrigjojnë” votuesit, nëse lista e këshilltarëve lihet e hapur sipas preferencave të qytetarëve. E ndoshta, edhe pse koha po ngushtohet, hapja e listave përmes ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, duhej bërë dje, sepse sot është vonë e nesër mbase mund të harrohet sërish.

Këshilltarët bashkiakë, betohen kur marrin detyrën. Sigurisht prioritet është shprehja dhe mbrojtja e interesave të qytetarëve. Në jo pak raste, interesat e qytetarëve, kanë dalë në plan të dytë, përballë interesave, qoftë edhe në formën e “nxjerrjes së inatit”, në interesin personal. Fatmirësisht, mbledhjet e Këshillit Bashkiak transmetohen “live” ndërsa rrjetet sociale, tashmë i japin mundësi çdokujt të informohet në përditshmëri për qasjen edhe të këshilltarëve bashkiakë me institucionin apo drejtuesit e tij.

Tani, 866 mijë euro apo rreth 316 mijë që i përkasin bashkisë Shkodër në këtë projekt cross-border, nuk e shpëtojnë atë por natyrisht, nuk janë as të papërfillshme në vlerën e mbi 310 milion lekëve të vjetër. Me gjasë, as “biografia” e bashkisë së Shkodrës përballë BE- së dhe projekteve të saj, nuk do të cënohet aq rëndë. Por sigurisht, mund të konsiderohet një mundësi reflektimi për të gjithë, nga të gjitha anët, nga të gjitha nivelet. Aq më shumë kur nga zgjedhjet e ardhshme na ndajnë rreth 6 muaj. “Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim, është djallëzore” dhe “Kush është pa mëkat, të hedhë gurin e parë”, lum ai që i kujton shpesh! /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: EMËRIMI – Helidon Bele rikthehet në Degën Doganore në Shkodër, këtë herë si drejtues i saj…

TË FUNDIT

helidon bele dogana shkoder

EMËRIMI – Helidon Bele rikthehet në Degën Doganore në Shkodër, këtë herë si drejtues i saj…

ShkodraWeb 27 November, 2026
karakaci energjia debitor 2026

VIDEO – “Falen 36 mijë fatura të enegjisë elektrike”, ministri Karakaçi: Janë të harkut kohor 2008- 2013…

ShkodraWeb 27 November, 2026
dragusha bekteshi rektor 2026

Kandidojnë një rektore dhe një ish- rektor i UNISHK, KIZ merr kohë për vlerësimin e përmbushjes së kritereve?!

ShkodraWeb 27 November, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Projekti 866 mijë euro, bashkimi i votave pozitë- opozitë dhe zgjedhjet e 9 majit në Shkodër 27 November, 2026
  • EMËRIMI – Helidon Bele rikthehet në Degën Doganore në Shkodër, këtë herë si drejtues i saj… 27 November, 2026
  • VIDEO – “Falen 36 mijë fatura të enegjisë elektrike”, ministri Karakaçi: Janë të harkut kohor 2008- 2013… 27 November, 2026
  • Kandidojnë një rektore dhe një ish- rektor i UNISHK, KIZ merr kohë për vlerësimin e përmbushjes së kritereve?! 27 November, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Adem Bekteshi kandidon për rektor të UNISHK, deri tani, përballë Blerta Dragushës 27 November, 2026
  • Gjykata Administrative “rrëzon” Kuvendin, shfuqizohet përjashtimi i Bardhit e Balliut për 60 ditë… 27 November, 2026
  • Ja kush ishte objektivi dhe pista ku po hetohet, tritol në Shkodër, por lënda plasëse nuk shpërthen… 27 November, 2026
  • RAPORTI – Rënie gurësh dhe inertesh në akset rrugore Koplik- Bogë, Dedaj- Razëm dhe Bogë- Theth 27 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 27 nëntor 2026… 27 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 27 nëntor 2026… 27 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 27 nëntor 2026… 27 November, 2026
  • Buxheti i shtetit për 2027-ën miratohet në Kuvend edhe në tërësi, 80 vota pro, 22 kundër dhe 1 abstenim 27 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

keshilli bashkiak shkoder 2025

OPINION – Projekti 866 mijë euro, bashkimi i votave pozitë- opozitë dhe zgjedhjet e 9 majit në Shkodër

ShkodraWeb 27 November, 2026
helidon bele dogana shkoder

EMËRIMI – Helidon Bele rikthehet në Degën Doganore në Shkodër, këtë herë si drejtues i saj…

ShkodraWeb 27 November, 2026
karakaci energjia debitor 2026

VIDEO – “Falen 36 mijë fatura të enegjisë elektrike”, ministri Karakaçi: Janë të harkut kohor 2008- 2013…

ShkodraWeb 27 November, 2026
dragusha bekteshi rektor 2026

Kandidojnë një rektore dhe një ish- rektor i UNISHK, KIZ merr kohë për vlerësimin e përmbushjes së kritereve?!

ShkodraWeb 27 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.