Prizreni përurojnë shtatoren e Nënë Terezës më 28 Nëntor pranë Katedrales historike
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë bërë publike detaje të reja nga operacioni i zhvilluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, pranë Doganajt në Kaçanik, ku u zbuluan dhe u sekuestruan rreth 136 kilogramë marihuanë.
Në kuadër të këtij aksioni, tre persona u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme me narkotikë.
Sipas komunikatës së përbashkët të dy institucioneve, operacioni u zhvillua të premten, në kuadër të planit taktik të koduar “Kufiri 2”. Aksioni erdhi pas një periudhe hetimesh intensive nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
Pas arrestimit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit. Ata dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Top Channel