Live me Luizin/ “Ky televizion është shtëpia e parë”, Bes Kallaku për rikthimin e mundshëm në Top Channel: Kurrë nuk mund t’i them jo nëse ka diçka që na bashkon

27/11/2026 22:52

Bes Kallaku prej kohësh nuk është pjesë e televizionit, duke bërë një ndalesë të gjatë, teksa në fund të dhjetorit ai do të vijë me “stand-up comedy” në Pallatin e Kongreseve.

Në “Live me Luizin” ai është pyetur nga Luizi edhe në lidhje me një rikthim të mundshëm në Top Channel, nga ku “lindi” si artist dhe mori përmasa të mëdha.

“Top Channel është shtëpia e të parëve dhe shtëpia e parë, kështu që unë kurrë nuk mund t’i them jo Topit nëse do të ketë diçka që na bashkon me njëri-tjetrin”, u shpreh Kallaku.

Top Channel