Martoi gjithë Shqipërinë, Artjola Toska tregon në “Live me Luizin” përse nuk bëri dasmë

27/11/2026 23:00

Këngëtari Luiz Ejlli ka pyetur me batuta këngëtaren Artjola Toska, se përse nuk ka organizuar një dasmë për veten, ndërkohë që ka qenë pjesë e dasmave të shumë shqiptarëve.

Gjatë bisedës, në “Live me Luizin” e pyeti këngëtaren nëse kishte menduar ndonjëherë të organizonte një dasmë, ndërsa këngëtarja u përgjigj se nuk kishte pasur data të lira.

“Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?”, e pyeti Luizi.

“Nuk kisha data”, iu përgjigj Artjola.

Biseda vijoi me një tjetër pyetje nga Luizi, i cili e pyeti nëse çifti kishte në plan të organizonte një dasmë në të ardhmen.

Biseda mes tyre:

Luiz Ejlli: Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?

Artjola Toska: Nuk kisha data.

Luiz Ejlli: S’kishe data për të bërë dasmë? Po ti ditë hëne e kishe bërë. Mendon se do të bëni dasëm, apo jo? S’do ta bëni?

Artjola Toska: Po jo mo çfarë do bëjmë dasmë tani. Me rëndësi që jemi bashkë prej kaq vitesh, të lumtur, të shëndetshëm me një lidhje shumë solide.

 

Top Channel