Sot do të mblidhen për të protestuar kundër kryeministrit Rama qytetarë dhe opozitarë të PD së Berishës. Siç është lajmëruar kjo do të jetë protestë e madhe. Nuk dihen skenarët e organizatorëve të protestës si dhe të PD-së, por policia e shtetit ka marrë masa ekstreme me afro 3 mijë forca policore si dhe makina me shumicë me gaz lotësjellës i sapo ardhur dje nga jashtë shtetit.
Nëse protesta do të jetë masive dhe pa dhunë, kjo do të tregojë se mazhoranca duhet të reflektojë seriozisht për masivitetin. Nëse degjeneron në dhunë e djegie atëhere nuk i dihet përfundimi, por një gjë mbetet e qartë se të dyja palët do jenë duke bërë bilancin e të plagosurve në darkë vonë!