Bota Botë e Çuditshme

Politikani indian marton vajzën me 400 mijë të ftuar!

Politikani indian Anant Singh ka organizuar një dasmë me përmasa të jashtëzakonshme për vajzën e tij, Shivangi, në shtetin e Biharit, ku raportohet se morën pjesë rreth 400 mijë njerëz.

Për ceremoninë u angazhuan 500 kuzhinierë, u përgatitën 500 mijë ëmbëlsira tradicionale dhe mbi 150 lloje gatimesh. Lulet dekorative u importuan nga Kina, ndërsa për personalitetet e ftuara u ndërtuan platforma të posaçme për uljen e helikopterëve.

Dhëndri mbërriti i shoqëruar nga një autokolonë prej 151 automjetesh. Pjesëmarrja masive shkaktoi bllokimin e rrugëve, ndërsa një politikan u detyrua të udhëtonte me traktor nëpër fusha për të mbërritur në ceremoni. Dasma ka ngjallur debate në Indi për kontrastin e thellë mes luksit të shfaqur dhe varfërisë së popullsisë së Biharit.