28 Nëntori, NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Aleanca jonë, themeli i mbrojtjes së ndërsjellë

28/11/2026 09:28

NATO ka përcjellë urimet për Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar kontributin e vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, urimi është përcjellë edhe në gjuhën shqipe.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes për të forcuar sigurinë kolektive. Së bashku, po përballemi me kërcënimet kibernetike, krimin transnacional dhe kartelet për të mbajtur të sigurta të dy kombet tona”, thuhet në mesazhin e urimit.

Top Channel