Macja e shndërron lagështuesin e ajrit në qilim magjik, pamjet po argëtojnë rrjetin

Një mace ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale me një veprim të pazakontë dhe mjaft argëtues.
Pronari i saj i kishte vendosur një shall lagështuesit të ajrit, por duket se kjo ide i pëlqeu edhe maces, e cila u hodh menjëherë sipër pajisjes.
Pamja e topthit me gëzof, që u vendos rehat mbi shallin e vendosur mbi lagështues, krijoi një moment që shumëkush do ta përshkruante si magjik.
Videoja është shoqëruar me përshkrimin humoristik “Aladini: Edicioni me mace”, duke iu referuar qilimit fluturues nga përralla e njohur.
Një skenë e thjeshtë, por që dëshmon edhe një herë se macet kanë aftësinë të gjejnë vendet më të pazakonta për t'u rehatuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































