Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut

28 Nëntor 2026 | 10:01

Policia e Shtetit ka përcjellë urimin e saj me rastin e 28 dhe 29 Nëntorit, duke vënë theksin te nderimi i historisë, sakrifica e brezave dhe angazhimi i efektivëve në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Në mesazhin e publikuar me rastin e këtyre datave të shënuara, institucioni i rendit nënvizon se në çdo cep të vendit ku valëvitet flamuri kuqezi dhe ku mbahen gjallë kujtimet e historisë, punonjësit e policisë janë të pranishëm për të garantuar qetësinë dhe shërbimin ndaj komunitetit.

“Në çdo cep të Shqipërisë, aty ku valëvitet flamuri kuqezi, ku historia flet përmes kalave dhe monumenteve, kuqezinjtë bashkohen në nderim të historisë dhe të sakrificës së brezave. Aty jemi edhe ne, punonjësit e Policisë së Shtetit, në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut”, thuhet në reagim.

Në vijim të urimit, Policia e Shtetit shpreh krenarinë për trashëgiminë historike, nderimin për Dëshmorët dhe përgjegjësinë ndaj të ardhmes, duke i cilësuar këto festa si shtylla të identitetit, dinjitetit dhe ekzistencës kombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot protestë në Tiranë! Diaspora mbërrin në Shkodër me flamuj kuqezi, kolona e makinave niset drejt kryeqytetit (VIDEO)

Këtë të enjte në Tiranë do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga të rinjtë dhe qytetarët kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama e cila...
09:52 | 28/11/2026

28 Nëntori, Misioni i NATO-s: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO-s ka përcjellë urimin e tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke...
09:46 | 28/11/2026

Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli! U përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përcjellë urimin e tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, duke e vendosur fokusin...
09:39 | 28/11/2026