
Atmosfera në kryeqytet ka nisur të gjallërohet me mbërritjen e qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën kombëtare të organizuar këtë 28 Nëntor.
Protestuesit kanë filluar të mblidhen në Sheshin Skënderbej, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim t’u bashkohen edhe qytetarë të tjerë nga Tirana dhe rrethet e vendit.
Tubimi zhvillohet në një ditë të rëndësishme për shqiptarët, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, duke ndërthurur simbolikën e festës kombëtare me kërkesat e protestuesve.