Sot në orët e mëngjesit ishte planifikuar vendosja e muralit të Nënë Terezës në Prishtinës.

Lidhur me këtë pati sot një përplasje verbale mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe komandantit të Policisë, Fatmir Balaj.


Gjatë përplasjes verbale, komandanti i Stacionit Policor Qendra, Fatmir Balaj, i tha Ramës se punimet po ndalen me urdhër të prokurorit, gjersa kryetari i Prishtinës kërkoi nga ai që urdhrin e prokurorit ta paraqes në formë të shkruar.

Rama derisa i kërkoi punëtorëve që ta vazhdojnë punën, më pas dëgjohet komandanti Balaj i cili paralajmëron se kushdo që vazhdon punën do të arrestohet.

Për më shumë shikojeni videon: