
Sheshi Skënderbej në kryeqytet po mbushet me protestues, ndërsa qytetarë të shumtë vijojnë të mbërrijnë për t’iu bashkuar protestës kombëtare që po zhvillohet këtë 28 Nëntor.
Pjesëmarrësit kanë nisur të grumbullohen në qendër të Tiranës, ku atmosfera sa vjen e bëhet më e gjallë, ndërsa në duart e qytetarëve shihen edhe flamujt kuqezi, në një ditë që përkon me 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Pamjet e siguruara nga korrespondenti i KOHA JONË, S.N., tregojnë grumbullimin e protestuesve në shesh dhe mbërritjen e vazhdueshme të qytetarëve.
Ndërkohë, forcat e Policisë së Shtetit janë të pranishme në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të tubimit.