Goditje e rëndë për Messin dhe Inter Miamin, eliminohet në rrethin e parë të play-offit
Inter Miami nuk do të arrijë ta mbrojë titullin e kampionit në MLS.
Skuadra e Lionel Messit u eliminua që në raundin e parë të fazës së play-off-it, pasi në ndeshjen e dytë të serisë humbi me rezultat 1:0 në udhëtim ndaj Columbus Crew.
Kështu, vendasit me dy fitore radhazi siguruan kualifikimin në raundin tjetër, duke shkaktuar befasi të madhe.
Eliminimi është veçanërisht befasues duke pasur parasysh sezonin individual të Messit. Argjentinasi e përfundoi sezonin e rregullt me 26 gola dhe 17 asistime, duke fituar për të dytin vit radhazi Këpucën e Artë të MLS-së.
Inter Miami hyri në fazën e play-off-it si skuadra e dytë e renditur në Konferencën Lindore, ndërsa Columbus Crew ishte vetëm në vendin e shtatë.















