Një tjetër protestë kombëtare pritet të zhvillohet sot në kryeqytet, e thirrur nga studentët dhe e mbështetur edhe nga Partia Demokratike.

Në prag të grumbullimit të protestuesve, forcat e policisë kanë nisur përgatitjet në terren, duke marrë masat për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit.

Por një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë përgatitjeve të uniformave blu. Autoboti i ujit i Policisë së Shtetit është zbukuruar me flamurin kombëtar, në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit.

Edhe pse Dita e Pavarësisë përkon këtë vit me zhvillimin e protestës, atmosfera kuqezi nuk ka munguar as në automjetet e policisë, duke sjellë një pamje të pazakontë në rrugët e kryeqytetit.