Vendosja e një murali të Nënë Terezës në pjesën e jashtme të ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë në Prishtinë, në kuadër të festës së 28 Nëntorit, është shoqëruar me tensione. Kryetari i bashkisë, Përparim Rama, reagoi pas raportimeve se vendosja e muralit është penguar. Rama kërkoi nga Policia e Kosovës që të sqarojë publikisht arsyet e ndërhyrjes, si dhe të identifikojë personin që ka dhënë urdhër për ndalimin e vendosjes së muralit, në një kohe kur sic sqaroi ai, një veprim i tillë ishte miratuar nga Komuna e Prishtinës, si institucioni përgjegjës për dhënien e lejeve në hapësirat publike të kryeqytetit.