Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e saj për integrimin europian të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka publikuar flamurin shqiptar, të shoqëruar me një mesazh urimi në gjuhën shqipe dhe gjermane.
“Ambasada Gjermane i uron të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë! Ne qëndrojmë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, thuhet në mesazhin e ambasadës.










