Dita e Flamurit, homazhe në Prekaz në nderim të dëshmorëve! Çitaku: Kosova e pavarur, kryevepër e Adem Jasharit

28 Nëntor 2026 | 11:40

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me kryesinë e partisë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të dëshmorëve, në Ditën e Flamurit.

Çitaku para mediave ka uruar 28 Nëntorin për të gjithë shqiptarët, duke thënë se kjo datë përfaqëson një festë të shumëfishtë për kombin shqiptar. Ajo ka theksuar se Prekazi, Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë themelet e lirisë së Kosovës, ndërsa shtetin e pavarur e ka cilësuar si kryeveprën e komandantit legjendar.

“Nga Prekazi legjendar u uroj 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që janë. 28 nëntori është festë e shumëfishtë. Është dita e flamurit, dita e Shqipërisë, e pavarësisë së Shqipërisë, dalja e parë publike e ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e komandantit legjendar.

Sa herë që kemi nevojë për energji, për frymëzim, rrugët na sjellin në Prekaz. Prekazi, Adem Jashari, UÇK-ja janë themelet e lirisë sonë. Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane është kryevepra e komandantit legjendar Adem Jashari.

Lufta për liri përfaqëson shkallën më të lartë të vetëdijes. Lufta për liri nuk është krim. Shteti i pavarur i Kosovës nuk është ndërmarrje e përbashkët kriminale. Edhe sot u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të rrinë të bashkuar, edhe më të bashkuar se sa që janë, në mbrojtje të vlerave më sublime që i kemi krijuar si komb. Edhe njëherë, urime 28 nëntori”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare

Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj me rastin e 28 Nëntorit, duke rikujtuar katër ngjarje të mëdha...
11:31 | 28/11/2026

Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli! U përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përcjellë urimin e tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, duke e vendosur fokusin...
09:39 | 28/11/2026

Presidentja Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuq e zi na bashkon përtej kufijve shtetërorë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula për mes një reagimi ka uruar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, duke e cilësuar këtë datë...
08:49 | 28/11/2026