AUV pezullon prodhimin e “Pleskavicë Buquku” pas konstatimit të niveleve të larta të E. coli

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të prodhimit të produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, i cili prodhohet nga kompania Buquku SH.P.K. në Pejë.

Vendimi është marrë pasi analizat laboratorike zbuluan prani të Escherichia coli (E. coli) në nivele të pakënaqshme, duke bërë që produkti të mos përmbushë kërkesat mikrobiologjike të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të AUV-së, bëhet fjalë për produktin me datë prodhimi 12 nëntor 2026 dhe numër aprovues RKS-144. Raporti laboratorik Nr. 5640/2026 konfirmoi se mostrat kishin përmbajtje të E. coli mbi pragun referues të lejuar për higjienën e procesit të prodhimit.

Për pasojë, inspektorët kanë kërkuar ndalimin e përkohshëm të prodhimit dhe largimin nga tregu të sasive të mbetura të këtij produkti.

Kompania duhet të përcaktojë shkakun e kontaminimit, të sigurojë dokumentimin e gjurmueshmërisë së produktit dhe të zbatojë masa korrigjuese për forcimin e higjienës në prodhim, kontrollin e lëndës së parë dhe funksionimin e sistemit të vetëkontrollit HACCP.

Rifillimi i prodhimit nuk do të lejohet derisa të eliminohen mangësitë e evidentuara, rezultatet laboratorike të dëshmojnë se kriteret mikrobiologjike janë përmbushur dhe inspektorët e Agjencisë të verifikojnë përsëri kushtet e prodhimit.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes ndaj operatorëve me jokonformitete të përsëritura, si dhe rishikimin e profilit të tyre të rrezikut.

AUV ka theksuar se përgjegjësia për zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore u përket operatorëve që prodhojnë dhe hedhin produkte në treg. Ndërsa Agjencia mbikëqyr respektimin e këtyre standardeve dhe merr masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.


Shtuar më 28.11.2026 11:45

Tags: , ,
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetholiganbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle