Elbasani feston 114-vjetorin e Pavarësisë, ceremonisë i bashkohet edhe deputeti nga Kosova, Burim Ramadani
Edhe në qytetin e Elbasanit u zhvilluan ceremonitë përkujtimore me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Përfaqësues të institucioneve vendore, të Bashkisë Elbasan dhe Prefekturës, si dhe qytetarë, morën pjesë në aktivitetet zyrtare për të nderuar këtë datë të rëndësishme të historisë kombëtare.
Pjesë e ceremonisë ishte edhe deputeti i Kosovës, Burim Ramadani, i cili iu bashkua autoriteteve lokale, deputetëve dhe qytetarëve të Elbasanit në festimet për 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Ramadani shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e kësaj ceremonie, duke vlerësuar mundësinë për të festuar së bashku me përfaqësuesit institucionalë dhe qytetarët e Elbasanit këtë ditë të shënuar të historisë kombëtare.
28 Nëntori mbetet simbol i bashkimit, identitetit dhe krenarisë kombëtare për shqiptarët kudo në botë.
Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare
Mesha për flamurin, Kryepeshkopi Joan: Detyrë e gjithsecilit që këtë vend të bekuar ta ndriçojmë akoma më shumë
Partia Demokratike Shqiptare: 28 Nëntori, simbol i një historie që nuk është ndërtuar lehtë por me sakrificë
- 11:40 Dita e Flamurit, homazhe në Prekaz në nderim të dëshmorëve! Çitaku: Kosova e pavarur, kryevepër e Adem Jasharit
- 11:31 Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare
- 11:17 Mesha për flamurin, Kryepeshkopi Joan: Detyrë e gjithsecilit që këtë vend të bekuar ta ndriçojmë akoma më shumë
- 11:08 Partia Demokratike Shqiptare: 28 Nëntori, simbol i një historie që nuk është ndërtuar lehtë por me sakrificë
- 11:00 28 Nëntori, Ministria e Jashtme e Ukrainës: Vlerësojmë miqësinë dhe bashkëpunimin me Shqipërinë
- 10:55 AKU bllokon mbi 80 ton produkte ushqimore, gjobit edhe dy subjekte