Florjan Haçkaj: Kemi nevojë të jemi bashkë, ditë historike! Protesta ka pjesëmarrje masive! Të bindim Ramën të japë dorëheqjen

Në një prononcim për News24, Florjan Haçkaj, përfaqësues i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, u ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen tubimit dhe të mos i lënë vetëm protestuesit e mbledhur kundër qeverisë në tubimin e sotëm.

Haçkaj theksoi se kjo është një ditë historike dhe se, sipas tij, zgjidhja e situatës politike duhet të vijë përmes bashkimit qytetar, duke lënë mënjanë interesat dhe egot individuale.

Të lidhura

None found

Ai u ndal edhe te diskutimet për një zgjidhje politike të situatës së krijuar gjatë gjashtë muajve të fundit, duke propozuar krijimin e një liste të përbashkët qytetare, ku njerëzit të bashkohen rreth disa pikave të përbashkëta.

“Unë mendoj se një listë e përbashkët qytetare, ku njerëzit të bashkohen për disa pika, do të ishte zgjidhja ideale, por për këtë duhet shumë punë dhe duhet lënë çdo ego pas”, tha ai.

Sa i përket zhvillimeve të protestës së sotme, ai u shpreh se janë përgatitur edhe për surpriza të mundshme, si nga ana e protestuesve, ashtu edhe nga policia.

Florjan Haçkaj: Protesta ka pjesëmarrje masive. Fatkeqësisht, edhe policia ka pjesëmarrje masive, kështu që thirrja është për të gjithë qytetarët që të bashkohen me ne, të mos i lënë njerëzit vetëm. Kemi nevojë të jemi bashkë. Kjo është një ditë historike. Ne kemi qenë këtu përditë, sot kemi ardhur sërish. Kemi nevojë të mbështesim njëri-tjetrin, të mos e çojmë topin te studentët, te diaspora, por të jemi të gjithë bashkë.

Pyetje: Ju jeni marrë edhe me zgjidhjen politike të gjithë kësaj situate gjashtëmujore, duke qenë më në brendësi, cilat janë qasjet e njerëzve që ju keni takuar, ndërkombëtarëve, presidentit, dhe si e shihni ju zgjidhjen?

Florjan Haçkaj: Zgjidhja duhet të vijë nga bashkimi popullor. Ne dje kemi pasur takime me anëtarë të lëvizjes, me studentët, me të cilët jemi këshilluar. Keni dëgjuar nga ata se çfarë po bëjnë dhe çfarë mund të bëhet më mirë. Kam vënë re një tendencë të keqe te shumë njerëz, që nxitojnë për të bërë një parti apo grupim politik. Unë mendoj se një listë e përbashkët qytetare, ku njerëzit të bashkohen për disa pika, do të ishte zgjidhja ideale, por për këtë duhet shumë punë dhe duhet lënë çdo ego pas.

Pyetje: Mendoni se do të ketë një zgjidhje sot apo varet nga episodet?

Florjan Haçkaj: Unë besoj se jemi përgatitur të gjithë për surpriza, qoftë nga ana jonë, qoftë nga ana e policisë. Duhet të jemi të bashkuar, të qëndrojmë. Mendojmë se ka filluar pak herë, dita është e gjatë. Shpresojmë të arrijmë ta bindim të japë dorëheqjen, që është kërkesa e të gjithëve ne.


Shtuar më 28.11.2026 11:43

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetholiganbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle