Sheshi “Skënderbej” në Tiranë është mbushur me protestues në kuadër të tubimit kombëtar të 28 Nëntorit. Qytetarë nga kryeqyteti, qytete të ndryshme të vendit, si dhe përfaqësues të diasporës janë bashkuar në protestën kundër qeverisë.
Një nga momentet që ka tërhequr vëmendjen ka qenë shpalosja e një banderole gjigante me mesazhin: “Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne! Rama në burg, Berisha në burg”.
Përmes këtij mesazhi, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër dy figurave kryesore të politikës shqiptare, Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke përcjellë gjithashtu thirrjen për ndryshim të klasës politike.
Ndërkohë, në shesh vijojnë të valëviten flamujt kuqezi, ndërsa atmosfera shoqërohet me këngë patriotike, brohoritje dhe thirrje kundër qeverisë.