Fitorja e jashtëzakonshme e Egnatias ndaj Lincoln Red është pasqyruar edhe në klasifikimin e UEFA për klubet. Sipas të dhënave të Football Meet Data, skuadra kampione e Shqipërisë është klubi që ka ngjitur më shumë shkallë në këtë klasifikim për këtë javë, plot 27.

Egnatia  pozicionohej në vendin e 224 përpara kësaj ndeshjeje, kurse tani është në vendin e 197 me 8500 pikë, 1500 pikë më shumë.

Ngjitje të konsiderueshme në klasifikim në klasifikimin e UEFA ka bërë edhe Trabzonspori i Ernest Muçit, me 21 vende duke u renditur pas Egnatias, pasi nga vendi i 149 është ngjitur në të 128, ndërsa podiumin e veçantë e plotëson Kairat Almaty me 17 vende të fituara, nga pozicioni i 166 në të 149.

Klasifikimi i Klubeve që kanë fituar më shumë vende në renditjen e UEFA:

1. Egnatia   27 pozicione (nga  vendi i 224 në të 197)

2. Trabzonspor  21( nga vendi i 149 në të 128)

3. Kairat Almaty  17( nga vendi i 166 në të 149)

4. Nordsjælland 14( nga vendi i 180 në të 166)

5. Beşiktaş  11( nga vendi i 119 në të 108)

6. Crystal Palace 7(nga vendi i 83 në të 76)

7. Brighton 5(nga vendi i 92 në të 87)ù

8. Ajax  3 pozicione( nga vendi i 56 në të 53)

Top Channel