LIVE/ Flamujt kuqezi mbulohen nga tymi. Tensione të forta para Kryeministrisë, protestuesit gurë e “breshëri” molotovësh, policia ujë dhe gaz lotsjellës, një i lënduar

28/11/2026 12:56

Protesta e opozitës në Tiranë ka nisur me tensione, pasi qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë hedhur kapsollat e para.

Tensionet u zhvendosën para Kryeministrisë, ku protestuesit marshuan dhe u stacionuan. Në këto momente, ata kanë nisur të hedhin gurë dhe “breshëri” bombash molotov në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Një protestues nuk është ndjerë mirë, dhe është transportuar në spital me ambulancë.

Pamjet tregojnë një shesh të mbushur me tym, ujë dhe shpërthime molotovi.

Përditësime:

 

Lëndohet një person, protestuesit i vijnë në ndihmë, mbërrin dhe autoambulanca

Tentohet t’i vihet flaka autobotëve duke hedhur molotovë drejt tyre, policia përgjigjet me gaz dhe ujë me presion

 

 

 

Top Channel