Lajmi i fundit

LIVE - Protesta kombëtare, mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës

Rama kthen festën e Flamurit në shesh betejë dhune kundër qytetarëve – PAMJET E RËNDA

13:11, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta kombëtare e 28 Nëntorit, e zhvilluar në një ditë simbol të bashkimit dhe krenarisë kombëtare, është shoqëruar me përplasje dhe skena të rënda dhune ndaj protestuesve. Qytetarë që kanë dalë në shesh për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës janë përballur me ndërhyrjen e forcave të policisë, ndërsa pamjet nga terreni tregojnë momente tensioni dhe përplasjeje.

Protestuesit, të cilët kishin mbushur sheshin dhe bulevardin, kërkonin largimin e kryeministrit dhe zgjedhje me qeveri teknike. Por ajo që duhej të ishte një protestë qytetare është shoqëruar me ndërhyrje të policisë dhe përdorim force ndaj pjesëmarrësve. Pamjet e publikuara nga protesta dokumentojnë skena të rënda, që ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si u trajtuan qytetarët që ushtronin të drejtën e tyre për të protestuar.

Në vend që 28 Nëntori të ishte një ditë feste dhe bashkimi, për shumë prej protestuesve ajo u kthye në një ditë përballjeje me uniformat blu. Pamjet e rënda nga protesta pasqyrojnë tensionin dhe dhunën e raportuar gjatë ndërhyrjes policore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco