Bordi kishte njoftuar këtë javë se do të kryente një verifikim, pasi bashkëshortja e tij, Paris, deklaroi në dokumentarin e Netflix se Fury ishte diagnostikuar me skizofreni.

"Fury mori miratimin mbrëmë. Të gjitha raportet e përditësuara mjekësore janë në rregull. Promotori është njoftuar këtë mëngjes", deklaroi për Sky Sports sekretari i përgjithshëm i BBBofC-së, Robert Smith.