E shtunë, 28 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Përplasje të dhunshme para Kryeministrisë, molotovët përfshijnë nga flakët autobotin dhe një efektiv policie
Flash

Përplasje të dhunshme para Kryeministrisë, molotovët përfshijnë nga flakët autobotin dhe një efektiv policie

Situata para Kryeministrisë është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit, ku përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të rendit kanë degjeneruar në episode të dhunshme.

Policia ka përdorur autobotin për të hedhur ujë me presion në drejtim të protestuesve, ndërsa nga ana tjetër janë hedhur bomba molotov drejt efektivëve dhe mjeteve të policisë.

Si pasojë e përplasjes, një autobot policie dhe një efektiv janë përfshirë nga flakët. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të punonjësit të policisë.

Ndërkohë, situata është bërë edhe më shqetësuese pas raportimeve se është dhënë urdhër për përdorimin e plumbave të gomës ndaj protestuesve.

Në zonën pranë ish-hotel “Dajtit” është raportuar për gjetjen e një plumbi gome, por përdorimi i tyre nga efektivët nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Përplasjet vijojnë të mbajnë të tensionuar zonën përpara Kryeministrisë, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota mbi numrin e të lënduarve dhe dëmet e shkaktuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.