Policia e Shtetit ka angazhuar skuadra me motorë gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, që po zhvillohet në Tiranë.
Pamjet filmike tregojnë efektivët të pajisur me armë të posaçme për përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave prej gome. Këto skuadra janë pjesë e forcave policore të dislokuara në terren për menaxhimin e tubimit dhe përballimin e situatave të mundshme të tensionuara.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se gjatë protestës ndaj qytetarëve është qëlluar me plumba gome. Të njëjtat mjete janë përdorur edhe gjatë protestave studentore, ku dhjetëra të rinj kanë mbetur të lënduar dhe me shenja në trup.
Angazhimi i skuadrave me motorë vjen në kuadër të masave të shtuara të sigurisë, ndërsa protesta e 28 Nëntorit vijon në kryeqytet.












