Më 1 janar 2008, 15-vjeçarja irlandeze Amy Fitzpatrick u zhduk në mënyrë misterioze në Malaga të Spanjës, ku jetonte së bashku me nënën, njerkun dhe vëllain e saj.
Më shumë se 18 vjet pas zhdukjes, familjarët vazhdojnë të kërkojnë përgjigje, duke shprehur zhgënjimin e tyre ndaj autoriteteve dhe mungesës së vëmendjes ndaj çështjes. Ata shprehen se Amy është shpërfillur dhe harruar, ndërsa kërkojnë që hetimet për zhdukjen e saj të mos lihen në harresë.
Rasti i adoleshentes është krahasuar me atë të Madeleine McCann, vogëlushes britanike që u zhduk në Portugali në maj të vitit 2007, vetëm disa muaj përpara zhdukjes së Amy. Pas afro dy dekadash pritjeje, familja e 15-vjeçares ende nuk ka marrë përgjigje për fatin e saj.

