Leo Messi dhe Kristiano Ronaldo mund të luajnë për herë të parë në të njëjtën skuadër. Gjithçka lidhet me ndeshjen e lamtumirës së Karlos Tevez, që do të zhvillohet më 20 dhjetor në “La Bombonera”.

Pjesëmarrja e Messi-t është konfirmuar, ndërsa Tevez ka lënë të kuptohet se edhe Ronaldo mund të jetë i pranishëm. Tevez ka luajtur me të dy yjet dhe do të ishte mjaft interesante, nëse do të jenë pjesë e së njëjtës skuadre. Në sfidë janë konfirmuar gjithashtu emra si Rio Ferdinand, Serxho Aguerro dhe Bufon.

Ronaldo dhe Messi janë përballur për herë të fundit në vitin 2023, në një ndeshje mes yjeve të Riadit dhe PSG-së. Një bashkim i tyre në të njëjtën skuadër mbetet për t’u konfirmuar