Një efektiv i Policisë Rrugore është goditur me grusht në zonën e Transballkanikes, në Vlorë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë lidhur me rrethanat dhe motivet e konfliktit, raporton korrespondenti i Top Channel.

Gjithashtu, nuk ka ende detaje për personin e përfshirë në ngjarje, i cili mësohet se është shoqëruar në ambientet e policisë.